The best bookmaker bet365

Дървен материал от www.emsien3.com

Olimpiadat e Matematikës në Shqipëri

on .

Olimpiada e matematikës konsiderohet në Shqipëri si një veprimtari e rëndësishme jashtë shkollore e cila ka për qëllim të nxisë punën me nxënësit me prirje të veçanta në matematikë e t’i evidentojë ata. Gjithashtu ajo shërben për këmbimin dhe pasurimin e eksperiencës midis nxënësve dhe mësuesve të shkollave, rajoneve dhe vendeve të ndryshme, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e nivelit të të mësimdhënies e të njohurive matematike. Në to marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme, të përgjithshme e profesionale, publike e private.

Pak histori

 Përpjekja e parë për zhvillimin e Olimpiadës kombëtare të matematikës në shkollat e mesme në Republikën e Shqipërisë është bërë në vitin shkollor 1974-1975 nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Katedrën e Matematikës së Specialitetit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Kjo njihet si Olimpiada e parë kombëtare e matematikës dhe u zhvillua në një fazë të vetme me nxënës të vitit të tretë (klasat e 11-ta) të shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria.

Megjithëse kjo përpjekje u konsiderua e suksesshme, u desh një ndërprerje prej 5 vitesh, dhe një organizim i ri, që në vitin shkollor 1980-1981 të zhvillohej në Tiranë Olimpiada e dytë Kombëtare e Matematikës përsëri me nxënës të vitit të tretë (klasat e 11-ta) të shkollave të mesme. Që nga ky vit e deri sot, Olimpiada Kombëtare e Matematikës zhvillohet pa ndërprerje çdo vit, duke arritur në vitin 2007 të organizohet olimpiada e 28-të .

Vitet e dyta dhe të katërta (klasat e 10-ta dhe të 12-ta) u përfshinë në garën e Olimpiadës Matematike në vitin shkollor 1981-1982, pra në Olimpiadën e 3-të kombëtare.

Vitet e para (klasat e 9-ta) të shkollave të mesme morën pjesë, për herë të parë, në vitin shkollor 1997-1998 (Olimpiada e 19-të).

 Organizimi

Olimpiada Kombëtare e Matematikës organizohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ajo angazhon për këtë qëllim drejtoritë rajonale të arsimit si dhe Departamentin e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit të Tiranës. Në këtë aktivitet bashkëpunon edhe Shoqata Shqiptare e Matematikës.

Olimpiada zhvillohet në tri faza, për katër kategori nxënësish (klasat e 9-ta, 10-ta,11-ta, 12-ta) të shkollave të mesme, me teste të veçanta për çdo kategori.

Faza e parë zhvillohet në bazë një ose disa shkollash të një qarku, rreth muajit dhjetor. Në këtë fazë marrin pjesë, me dëshirë e me sugjerimin e mësuesve përkatës të matematikës, nxënës që kanë notën 8 e lart (në një sistem prej 10 notash) lëndët e matematikës në shkollë. Ajo organizohet nga Drejtoritë Arsimore Rajonale, në bashkëpunim me shkollat përkatëse.

Faza e dytë zhvillohet në bazë qarku ose rrethi në muajin shkurt. Në të marrin pjesë nxënësit që kanë grumbulluar të paktën 70% të pikëve në fazën e parë. Organizohet nga Drejtoritë Arsimore Rajonale që në fund ndan çmime. Problemat janë më të vështira se në fazën e parë.

Faza e tretë që është dhe faza përfundimtare, zhvillohet në bazë vendi, në Tiranë ose në ndonjë qytet tjetër të caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zakonisht në muajin Mars. Në këtë fazë marrin pjesë nxënës që kanë grumbulluar mbi 50% të pikëve në fazën e dytë dhe janë vlerësuar me çmime. Në fazën e tretë marrin pjesë, zakonisht rreth 50-60 nxënës për çdo kategori, domethënë rreth 200-250 nxënës. Për nxënësit më të mirë të çdo kategorie, Ministria e Arsimit jep një çmim të parë, një çmim të dytë dhe një çmim të tretë sipas kritereve të mëposhtme: çmim të parë nxënësi që ka grumbulluar më shumë pikë dhe jo më pak se 75% të pikëve, çmim të dytë nxënësi që ka grumbulluar jo më pak se 65% të pikëve dhe vjen pas të parit, çmim të tretë nxënësi që ka grumbulluar jo më pak se 55% të pikëve dhe vjen në renditje pas të dytit. Pra mund të ndodhë që të mos merren gjithmonë të tre çmimet.

Këto kritere të dhënies së çmimeve përdoren edhe në fazën e dytë me fituesit e rretheve. Në këtë rast është drejtoria Arsimore e qarkut që shpërndan çmimet.

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Drejtoritë Arsimore Rajonale apo Drejtoritë e shkollave, krahas vlerësimit të fituesve me çmime, sipas mundësive ekonomike, shpërblejnë fituesit edhe materialisht.

Testi

Testet për fazën e parë hartohen nga komisione specialistësh të ngritura nga Drejtoritë Arsimore Rajonale përkatëse. Ndërsa komisionet vlerësuese përbëhen nga mësues matematike të shkollave përkatëse të qarkut si dhe personi përgjegjës për zhvillimin e Olimpiadës së matematikës nga drejtoria e shkollës. Testi përmban 4-5 problema për të cilat kërkohet zgjidhja e plotë.

Testi për fazën e dytë hartohet nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me pedagogë dhe mësues të matematikës. Ky test është i njëjtë për të gjithë vendin. Korrigjimi dhe vlerësimi bëhet nga një komision i posaçëm i ngritur pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale përkatëse. Ky komision, pas vlerësimit të punimeve, shpall fituesit e fazës së dytë të Olimpiadës për qarkun përkatës. Edhe ky test përmban 4-5 problema për të cilat kërkohet zgjidhja e plotë. Çdo ushtrim vlerësohet me 10 pikë.

Testi për fazën e tretë hartohet nga një Komision i ngritur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me pedagogë dhe ndonjë mësues matematike. Testi i fazës së tretë përmban 5 problema nga fushat e algjebrës, gjeometrisë, teorisë së numrave dhe kombinatorikës për të cilat kërkohet zgjidhja e plotë. Çdo ushtrim vlerësohet me 8 pikë. Komisioni që bën korrigjimin dhe vlerësimin e punimeve të fazës së tretë ngrihet gjithashtu nga Ministria. Ky komision shpall dhe fituesit e çmimeve. Ai ka të drejtë të propozojë edhe dhënien e çmimeve inkurajuese për raste të veçanta.

Përzgjedhja e nxënësve që marrin pjesë në Olimpiadat ndërkombëtare (Rajonale dhe botërore)

Pas përfundimit të Olimpiadës Kombëtare, (zakonisht mesi i muajit mars), me 6 nxënësit më të mirë të tre kategorive (klasat e 10-ta, 11-ta dhe 12-ta) si dhe me 1-3 nxënësit më të mirë të klasave të 9-ta, pra me rreth 20 nxënës (kjo shifër mund të lëvizë sipas cilësisë së konkurruesve) organizohet, nga Shoqata Shqiptare e Matematikës, nga fundi i muajit Mars, një përzgjedhje (i quajtur konkursi i Pranverës *.1, në vitin 2007 është zhvilluar Konkursi i Pranverës 6.1) mbi bazën e të cilës formohet ekipi që merr pjesë në Olimpiadën Ballkanike të Matematikës. Kjo Olimpiadë zhvillohet ço vit, që nga viti 1984, në njërin nga vendet pjesëmarrëse (Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia, Qipro, Rumania, Serbia, Shqipëria), me rotacion, në fillim të muajit maj. Shqipëria ka filluar të marrë pjesë në këtë aktivitet që nga viti 1989 dhe e ka organizuar këtë Olimpiadë në vitin 2003, në Tiranë. Në këtë konkurs, ndryshe nga fazat e mëparshme, ka një test të vetëm, të përbashkët për të gjitha kategoritë e nxënësve, meqë dhe konkurrimi në Olimpiadën Ballkanike, ku ata do të marrin pjesë, është i tillë. Testi, korrigjimi dhe vlerësimi bëhet nga një komision pedagogësh i ngritur nga Shoqata, i cili, në bazë të rezultateve, shpall përbërjen e ekipit pjesëmarrës në Olimpiadën Ballkanike (6 nxënës). Testi përmban problema të nivelit më të lartë për nga vështirësia, të afërt me nivelin e Olimpiadave Ballkanike.

Më tej, pas Olimpiadës Ballkanike, nga mesi i muajit Maj, zhvillohet një tjetër përzgjedhje (konkursi i Pranverës *.2) me 6 pjesëmarrësit e Olimpiadës Ballkanike si dhe të tjerë që kanë pasur rezultate të mira në Konkursin e Pranverës *.1. Gjithashtu dhe organizuesit janë përgjithësisht ata të konkursit të parë. Gjatë testimit përdoren problema të olimpiadave të shteteve të tjera, si dhe nga Olimpiadat Ballkanike e Botërore. Nga kjo përzgjedhje del ekipi pjesëmarrës në Olimpiadën Botërore të Matematikës (IMO) të radhës.

Kjo mënyrë përzgjedhjeje për Olimpiadat ndërkombëtare ka filluar të zbatohet që nga viti 2002 dhe ka dhënë rezultate, sepse bën që nxënësit të përgatiten seriozisht në një periudhë më të gjatë kohe.

Nga nxënësit e klasave të 9-ta, nxirret një ekip prej 5-6 vetësh i cili merr pjesë gjithashtu në një Olimpiadë tjetër Ballkanike në Matematikë për të Rinjtë e moshës deri në 15 vjeç e gjysmë. Kjo Olimpiadë ka filluar të organizohet nga viti 1997 me vendet pjesëmarrëse të Olimpiadës Ballkanike për “të rritur”.

Trajnimi

Trajnimi i nxënësve bëhet fillimisht nga mësuesit e shkollave dhe nga disa mësues të zgjedhur në disa rrethe të mëdha, të cilëve ju njihet kjo punë nga Ministria e Arsimit, dhe kanë normë të reduktuar mësimi (rreth gjysmë ngarkese). Shkollat private janë më të organizuara dhe paguajnë mësues të veçantë ose edhe pedagogë për trajnimin e nxënësve të tyre. Me ekipet që marrin pjesë në Olimpiada ndërkombëtare, Shoqata e Matematikës, organizon një herë në vit trajnime disa ditore, të cilat në pjesën më të madhe janë bërë në mënyrë vullnetare (pa pagesë) nga pedagogët apo mësuesit që shoqërojnë nxënësit në këto aktivitete.

- Olimpiadat e matematikës zhvillohen edhe me nxënës të shkollave 8-vjeçare (tashmë 9-vjeçare), me nismën dhe mbështetjen financiare të shkollave private të Shqipërisë si dhe nww bashkwwpunim me Drejtoritww Arsimore Rajonale.

Pjesëmarrja në olimpiadat ndërkombëtare.

Olimpiada e parë ndërkombëtare ku ka marrë pjesë ekipi shqiptar ka qenë Olimpiada 6 Ballkanike e Matematikës në vitin 1989. Që atëherë ekipi shqiptar ka marrë pjesë pothuajse rregullisht në Olimpiadat Ballkanike të Matematikës, duke fituar dhe medalje. Ndonjë prishje (e rrallë) e këtij rregulli në pjesëmarrje ka qenë shkaktuar nga probleme financiare-organizative të diktuara nga kushtet ekonomiko-shoqërore të kaluara nga vendi ynë vitet e fundit.

Në vitin 2003 Shqipëria ka qenë vend organizator i Olimpiadës së 20 të Ballkanike të Matematikës.

Pjesëmarrjes në këto olimpiada i kushtohet rëndësi e veçantë e diktuar midis të tjerash dhe nga prezenca në to e dy prej “superfuqive” rajonale të olimpiadave të matematikës: Bullgarisë e Rumanisë. Shqipëria ka marrë pjesë në Olimpiadat Ballkanike për të Rinj duke filluar që nga viti 1998. Pjesëmarrja në të, ndonëse e kushtëzuar nga të njëjtët faktorë si dhe ajo në Olimpiadat Ballkanike, nuk ka qenë aq e rregullt sa në këto të fundit. Megjithatë, ka pasur përpjekje, të kurorëzuara me medalje. Në vitin 2008 Shqipëria do të jetë vendi organizator i Olimpiadës së 12-të Ballkanike për të rinj në të cilën janë parashikuar të marrin pjesë 11 ekipe.

 Pjesëmarrja në Olimpiadën Botërore të Matematikës për ekipin shqiptar ka filluar në vitin 1993, në Olimpiadën e 34 në Stamboll.Që atëherë ka pasur pjesëmarrje në pothuaj të gjitha Olimpiadat Botërore (kemi munguar në Olimpiadat 35, 36, 39 për arsyet e përmendura më lart.)  

Të quajturat “Honorable Mention”, që jepen për zgjidhje të plotë të një problemi kur nuk merret medalje, kanë filluar të merren nga ekipi shqiptar që në Olimpiadën e tretë ku ai ka marrë pjesë, në vitin 1997, kur janë marrë 2 të tilla. Po aq u morën në Olimpiadën e 42, të vitit 2001, duke vazhduar pas një viti, në Olimpiadën 42, e deri në Olimpiadën e fundit, të 48 (në të cilën u morën 5 të tilla), pa ndërprerje. Që nga viti 2002 janë fituar medalje (bronzi), në vitet 2002, 2004, 2006, 2007, ndërsa në vitet 2005, 2006 janë fituar medalje argjendi. 

Vitet e fundit kemi arritur të marrim medalje (bronzi e argjendi) duke zënë në “renditjen jozyrtare” të vendeve pjesëmarrës një vend diku nga mesi.

 

 

Online bookmaker Romenia betwin365.webs.com